Sa u shpall vendimi i gjyqit, regjisori heq mbajtësen që e ndihmonte për të ecur!

25/02/2020 22:14

Harvey Weinstein ishte shfaqur në seancat e fundit gjyqësore i ndihmuar nga një mbajtëse, në të cilën mbështetej për të ecur.

Por me t’u dhënë vendimi një ditë më parë, kur u shpall fajtor për agresion seksual dhe përdhunim, regjisori i famshëm, i konsideruar si një prej njerëzve më të fuqishëm në Hollivud, u çua në këmbë të ecte vetë.

Kritikët thonë se ai ishte hequr si i sëmurë që gjykatësve t’i vinte keq. Paparacët fotografuan momentin kur pas mbylljes së seancës, Weinstein ia dha mbajtësen ndihmësit të tij, i cili e nxori jashtë. Një gjykatë në Nju Jork e shpalli një ditë më parë ish-producentin e njohur fajtor për sulm seksual dhe përdhunim pas akuzave të ngritura ndaj tij prej ish-asistentes Mimi Haleyi dhe aktores Jessica Mann.

67-vjeçari rrezikon të përfundojë prapa hekurave për 25 vjet, por nëse nuk do të ishte rrëzuar akuza kryesore, ajo e agresionit seksual të përsëritur dhe me pasoja të rënda fizike, ai mund të dënohej edhe më burgim të përjetshëm. Akuzat ndaj regjisorit nisën të shfaqen majin e vitit 2018, pasi “New York Times” dhe “Washington Post” publikuan njëkohësisht raporte në lidhje me dyshimet për sjelljen e tij të papërshtatshme seksuale.

Top Channel