Pekini dënon artikullin diskriminues amerikan: Nuk do të jemi qingja të heshtur kur të tjerët na njollosin

25/02/2020 16:24

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze tha sot se vendi nuk do të jetë një “komb qingjash të heshtur përballe ofendimeve dhe njollosjes” në lidhje me një artikull të The Wall Street Journal që u dënua si racist.

Zhao Lijian, bëri komentet në konferencën e parë të shtypit si zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Komentet e tij erdhën pasi Pekini ka dëbuar tre gazetarë të gazetës së New York, për artikullin me titull “Kina njeriu më i sëmurë i Azisë”, një titull që shkaktoi zemërim të gjerë mes përdoruesve të internetit pasi e prezantonte vendin si të papastër dhe të dominuar nga sëmundja.

Vendii për dëbimin e gazetarëve u bë pasi SHBA tha se shumë media kineze janë “misione të huaja” nën kontrollin e qeverisë.

“Journal po keqinformon për çështjen dhe i shmanget përgjegjësisë me justifikimin e pavarësisë së mbulimit të lajemve dhe opinioneve. Kjo është jashtë logjike. Kush duhet të kërkojë falje? Wall Street Journal ka arrogancën të bëjë shprehje abuzive por nuk ka kurajon të kërkojë falje”, tha Zhao.

Top Channel