“Nga mbrapa dukej tamam, sa ktheu fytyrën thashë gjynah”, këngëtarja tregon takimin me partnerin

25/02/2020 17:38

Këngëtarja simpatike Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj Jacopo Conoci ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku për herë të parë treguan historinë e tyre të dashurisë dhe ndanë detaje nga dasma sekrete e verës së shkuar.

Hersi tregoi se për herë të parë u takuan gjatë një shfaqje në Kroaci, një njohje shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht.

“Erdhi Jacopo dhe e shoh nga mbrapa me një violinçel, duke folur me kompozitorin. E pashë dhe thashë “ah më në fund, njëri qeka tamam, të paktën nga mbrapa duket mirë’. U kthye, kishte pasur një infeksion në sy atë vit që u njohëm dhe e kishte një sy pak të mbyllur. Edhe thashë: gjynah gjithë ky djalë”, tregoi duke qeshur ajo.

Më tej këNgëtarja tregoi se si kishte vijuar biseda deri te momenti i propozimit spontan në Romë.

Kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë në martesë verën që lamë pas, në një dasmë të fshehtë, larg vëmendjes mediatike.

Top Channel