Ky është ushqimi që na mbron nga viruset! Blerina Bombaj: Konsumojeni në çdo vakt!

25/02/2020 17:41

Dietologia Blerina Bombaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku dha disa këshilla rreth ushqimeve që duhen konsumuar për të rritur imunitetin në këtë periudhë frike e paniku nga viruset që po qarkullojnë.

Blerina sugjeroi konsumin e pesë vakteve në ditë, duke vënë theksin te marrja e vitaminës C përmes agrumeve dhe specit të kuq, konsumin e erëzave, propolisit si edhe hudhrës, që sipas saj është antibiotiku më i mirë natyral që lufton në maksimum agresorët.

“Për të qenë korrekt, nuk mund të themi se janë shëruar njerëzit nga koronavirus se kanë ngrënë hudhër, por se i marrim këto ushqime që mbrojnë sistemin imunitar, nuk bëjmë asnjë të keqe”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel