Kosovë- Tre persona të dyshuar si të prekur me koronavirus raportohet të jenë shtruar në klinikën infektive të QKUK.

Bëhet e ditur se personat e dyshuar janë një burrë i moshës 69-vjeçare i cili nuk është nga Kosova dhe që kishte ardhur nga Italia. Ndërsa dy të tjerët  thuhet të jenë dy të rinj të moshave 25 dhe 23-vjeçare nga Kosova por që kanë ardhur sot nga Italia.

Deri më tani janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, pasi deri më tani janë vetëm raste të dyshuara.

Top Channel