Dy persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

R. T., 22 vjeç, banues në Durrës, u arrestua sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 7 gr. lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë.

Ndërsa L. L., 42 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur, ka përplasur mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen E. I., 42 vjeçe dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel