Stilisti nigerian Kenneth Ize debutoi të hënën në javën e modës në Paris, duke patur një kumbarë të jashtëzakonshme, supermodelen Naomi Campbell.

Pantera e zezë ishte në fakt ajo që mbylli spektaklin.

Stilisti 29-vjeçar, që ka patur një rritje meteorike në pasarelat e Parisit, nuk i kurseu falenderimet për modelen britanike që nuk njeh moshë duke thënë se ajo e kishte mbështetur atë që nga dita e parë.

“Unë po jetoj ëndrrën time”, tha Ize. “Naomi bëri që kjo të ndodhë. Ajo ka qenë pjesë e këtij udhëtimi që nga dita e parë. Ajo më ka mbështetur shumë. Është kumbara ime”, tha ai.

Stilisti nigerian ka bërë emër duke risjellë pëlhurat tradicionale afrikano perëndimore nëpër pasarela, dhe koleksioni i tij vjeshtë dimër, ishte i mbushur plot. Kjo e Parisit do të jetë një javë e madhe në fakt për stilistët afrikanë, me stilisten nga Afrika e Jugut, Thebe Magugu, që fitoi çmimin stilisti i ri i vitit nga LVMH dhe që do të prezantojë krijimet e saj në mbrëmje.

Top Channel