Top Talk/ Vasili akuzon SPAK-un për neglizhencë. Duhej të kishte hetuar Kreun e KED-së për çështjen e Kushtetueses

24/02/2020 19:00

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Drynjaja ishte i ftuar ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Në studio biseda u orientua drejt marrëdhënieve të acaruara midis Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Kreut të KED (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi) Ardian Dvorani. Prej muajsh presidenti Meta ka dorëzuar në prokurori një sërë dosjesh, në të cilat e akuzon Dvoranin për shkelje të hapur të ligjit në ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këto zhvillime kishte një opinion të tijin dhe Petrit Vasili, përveçse ministër në të kaluarën ka mbuluar dhe postin e kryetarit të LSI-së, post ky i trashëguar nga presidenti Meta. Në studio Vasili u shpreh se deri më tani nuk është marrë asnjë masë në lidhje me dëshminë e presidentit. Sipas ish-ministrit SPAK-u (Struktura e Posaçme Anti korrupsion) duhej t’i depozitonte presidentit të dhëna dhe dëshmi në lidhje me Dorvanin dhe jo anasjellta, pra presidenti SPAK-ut.

“Presidenti ka paditur prej muajsh Ardian Dorvanin, i tërë zinxhiri i veprimeve lidhej me këtë gjë. Pyetja ime publike në studion e Top Talk. Çka ndodhur pse nuk ka ndodhur asgjë, pse nuk ka lëvizur SPAK-u absolutisht asnjë centimetër.Të tërë këto fakte që presidentit i ranë sot në dorë, SPAK-u mund t’i kishte që në ditën e dytë të denoncimit të presidentit. Sepse SPAK-u ishte i tillë dhe është i tillë që kap problemet e rënda e shkelësve të ligjit nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Në rast se do të kishim një veprimtari normale, sot do të ishte SPAK-u që do të vendoste në dispozicion të presidentit dokumentat dhe jo anasjellta”, u shpreh Petrit Vasili.

Pas këtyre deklaratave pati dhe një ndërhyrje në studio nga drejtuesi i emisionit Denis Drynjaja, i cili e pyeti drejtpërsëdrejti Vasilin se: “Le të presim SPAK-un se çfarë do të vendosë dhe si do të reagojë në këtë situatë”.

“Është me goxha vonesë Denis, sepse duhet t’i kishte zbardhur dhe duhej mbaruar këtë punë dhe këta njerëz normalisht me këto dokumenta të cilët nuk kanë nevojë më për hetimin e tyre, sepse hetimin mund ta bëni ju si gazetarë. Janë jo thjeshtë dhunim të ligjeve, por dhunim të ligjeve po dhunim të ligjeve me qëllim që është një shpërdorim maksimal të detyrës me kohë duhet të ishin të ndaluar”, u përgjigj ish-ministri.

Top Channel