Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi

24/02/2020 08:52

Shënohet viktima e katërt në Itali për koronavirus: ai është një 84 vjeçar i shtruar në spital në Bergamo.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Viktima e tretë ishte në Lombardi. Por me vdekjen e 84-vjeçarit, viktimat totale në Itali rriten në katër.

Lombardia është rajoni me rastet më të regjistruara dhe për këtë arsye pikërisht këtu masat janë më të ngurta.

Në fakt, guvernatori Attilio Fontana urdhëroi mbylljen e shkollave, ambientet e hapura në mbrëmje dhe pezullimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore.

Top Channel