Në studion e emisionit “Top Talk” ishte i ftuar ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Në studio Vasili ishte i ftuar në statusin e një eksperti mjekësor dhe jo të një politikani, u shpreh se Shqipëria nuk është e rrezikuar të preket nga epidemia vdekjeprurëse që ka tronditur botën, e njohur ndryshe si koronavirus.

Kujtojmë që kjo epidemi është përhapur që në fillim të muajit dhjetor në qytetin kinez të Wuhan. Që nga ajo kohë e deri më tani mbi 2600 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë famëkeqe si dhe më shumë se 77 mijë të tjerë janë diagnostikuar të infektuar.

“Kambana e alarmit” në vendin tonë ra në momentin kur vetëm pak ditë më parë në vendin fqinj të Italisë, u konfirmuan rastet e para të të prekurve dhe viktimat e para. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 6 persona si edhe më shumë se 200 persona janë konfirmuar si mbartës të koronavirusit.

Fill pas këtyre ndodhive qytetarët e vendit tonë kanë filluar të marrin masa parandaluese. Në rrugët e kryeqytetit, por jo vetëm, shumë persona shikohen teksa mbajnë maska, në mënyrë që të minimizojnë mundësinë për t’u infektuar. Ndërkohë në studio Vasili është shprehur se Shqipëria dhe e gjithë bota është njohur dhe në të kaluarën me viruse, duke përmendur virusin e “Lopës së Çmendur” në vitet 2000, SARS-in në vitin 2003 si dhe “Gripin e Derrit” në vitin 2010.

Vasili tha se duke u bazuar nga e kaluara të gjitha këto viruse kanë pasur një jetëgjatësi jo më shumë se tre muaj. Ndërkaq ai u shpreh se ka një lajm të mirë në të gjithë këtë histori, pasi rastet kanë shënuar rënie dhe në vendin origjinë të virusit, Kinën. Edhe rastet që janë diagnostikuar në Itali sipas Vasilit janë raste që kanë pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me Kinën. Gjithashtu ai nuk la për përmendur se dhe kushtet mjekësore aktualisht në vendin tonë janë më të modernizuara në krahasim në të kaluarën. Në dispozicion është një laborator i certifikuar për të analizuar nëse një person është mbartës ose jo me virus.

“Një përballje të mëparshme me një grup të një familje të koronavirusit, nuk është përballja jonë e parë, ka qenë me SARS-n në vitin 2003. Koronavirusi dhe SARS-i shkaktohet nga një grup shkaktarësh. Mbi 80 e ca përqind e asaj që quhet pasuria e këtij virusi është i ngjashëm me SARS-in. Njohim tipologjinë, pra koronaviruset si sillen, njohim se sa e kanë nivelin e vdekshmërisë afërsisht, njohim dhe fuqinë e shpërndarjes. Janë tre gjëra intensive që i kemi nxjerrë nga SARS-i. Një tjetër eksperiencë të madhe me epidemitë virale e kemi pasur me virusin e gripit të derrit. Në atë kohë kam qenë Ministër i Shëndetësisë dhe kam qenë i detyruar për ta drejtoj dhe këtë. Më pas jemi përplasur dhe me epidemitë e tjera siç ka qenë ajo e “lopës së çmendur” në vitin 2000 dhe gripi i shpendëve.

Neve në këtë mes kemi disa lajme që janë lajme të mira. Është një epidemi e cila në Kinë ka pësuar rënie të dhënat janë të sigurta, tendenca shkon në rënie. Ky është një lajmi mirë. Përgjithësisht xhirot kanë qenë deri në tre muaj. Në këtë moment një tjetër lajm i rëndësishëm është që i gjithë Ballkani ka një ngarkesë pothuajse minimale. Ballkani lidhur me koronavirusin mund të konsiderohet një regjion gjeografit i qetë. Ndërkohë që Italia fqinje ka një gjë shumë të qartë që të gjitha ngjarjet dhe fillimi i vatrës ka qenë i lidhur me njerëz me kontakte me Kinën. Po të bëjmë një analizë të shtatë vdekjeve që kanë ndodhur janë të gjitha vdekje në mosha shumë të shtyra, që do të thotë që komplikacionet nga një virozë që lidhet me koronaviruset precipitojnë më fort tek ato subjekte, të cilat janë shumë vulnerable në planin mjekësor”, u shpreh ish-ministri.

“Këtu është një përballje me të panjohurën dhe me një botë e cila aftësinë e shkëmbimin e informacionit e ka shumë më të madhe. Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë në raport me 2003 kur kemi prap të të njëjtës familje. Çështja është e tillë që po të bëjmë një analizë shumë të thjeshtë, tanimë kemi themelin e epidemisë në Kinë fillon të thyhet, pasojat e epidemisë për shkak të kontaktit të pasura.

Pra këto janë pasojat fundore të epidemisë. Dua të them që pandemia duhet ndjekur përditë, patjetër diferencën e bën diagnoza. Për fat të mirë Shqipëria ndodhet në një moment më të mirë se më parë. Ne jemi përballur në të kaluarën me vështirësinë e madhe për diagnozën sepse detyroheshim të ekzaminoheshim jashtë. Në vitin 2009-2010 në kohën që kishim epideminë e gripit të derrit. Unë kam kërkuar dhe kemi ndërtuar në atë kohë një laborator biologjie të certifikuar që është dhe sot, i cili i ka çliruar çështjet e diagnozës, pra laboratori është i certifikuar të thotë ose është ose s’është”, sqaroi Petrit Vasili.

Top Channel