Ne kujtojmë se i kemi parë të gjitha. Por jo, nuk është ashtu. Ka disa vende që pasi i sheh nuk i harron dot më, jo vetëm për atë që mëson dhe përjeton por për atë që fillon të kuptosh. I tillë është fshati që në “Fshatrat e Shqipërisë”, ti arrin të marrësh një mesazh jo fort të ngjashëm me të tjera zona.

Me një emër heroi “Asim Zeneli”, është një fshat që të ofron gjithçka. Falë pozicionit gjeografik që ai gjendet, ajo që sheh është urbanistika. Mbase më e mira në Republikën e Shqipërisë. I krijuar nga banorë të ardhur më së shumti nga Kurveleshi, pika tjetër që të befason është se në Shqipëri nuk është e lehtë të ndahesh nga e kaluara, por e vështirë mos trembësh këngën e një epoke që sot mund të të mburrë për vendin që tanimë mbart një emër “trimi” që do të trashëgohet brezash.

Por çfarë ka tjetër këtu?

Përballë malit të Çajupit, mund të vizitosh tokën e kuajve dhe të bësh hipizëm. Mund të shkelësh në qytetin antik të Antigonesë: Vendi që Pirro i Epirit, ndërtoi për të shoqen që e donte aq shumë dhe në fund të kuptosh se si një qytet që e ndërton dashuria, e shkatërron urrejtja. Më pas funksionin që kishte kjo qendër kryesore antike dhe si jetohej aty.

A e dinit, se në afërsi të Gjirokastrës mund të gjendej ky fshat thesar? SHIH VIDEON për më shumë:

Top Channel