Një karrierë si yll i filmave porno, Steven Spielberg i turpëruar nga vajza e tij

24/02/2020 17:43

Vajza e adoptuar e regjisorit të mirënjohur Steven Spielberg, Mikaela, pak ditë më parë bëri të ditur publikisht se do të nisë një karrierë si yll i filmave porno.

Edhe pse Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate janë treguar shumë mbështetës krah këtij vendimi të papritur për karrierën e re të së bijës, nga ana tjetër ndihen të turpëruar.

Një burim pranë regjisorit ka konfirmuar për “The Sun” se 73-vjeçari po tregohet i mirëkuptueshëm por në të njejtën kohë ndihet në siklet për këtë ndryshim të papritur të karrierës së Mikaelas.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, ajo u shpreh se nuk ka më dëshirë të bëjë një punë të zakonshme që nuk i sjell asnjë kënaqësi shpirtore. “Unë jam natyrë seksuale dhe mendoj se aktrimi në industrinë e filmave porno do të jetë një nderim për trupin tim” -u shpreh Mikaela.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel