Justin Bieber sapo ka thyer një rekord të audicioneve në SHBA, të vendosur 59 vjet më parë nga ikona Elvis Presley, duke u bërë artisti më i ri me shtatë albume që arrijnë vendin e parë të dëgjimeve.

25 vjeçari Bieber, ka dalë në krye të listave të albumeve me prodhimin e fundit Changes, duke mundur Elvis, albumi i shtatë i të cilit Blue Hawaii u publikua kur ai ishte 26 vjeç në 1961.

Bieber ka dalë në krye të listave amerikane në 2010 kur ishte 16 vjeç, me albumin debutues My World 2.0, ndërsa të katër albumet e mëpasshme dhe dy nga tre përpunimet apo krijimet akustike, dolën të gjitha në vend të 1-rë në SHBA.

Në Briania ai ka shënuar dy herë vendin e parë me albumet Changes dhe ai i vitit 2012 Believe, ndërsa ka shënaur shtatë vende të para me këngë të veçanta.
Teksa është kthyer në një stil më të ulët R&B në krahasim me punimet e mëparshme, albumi Changes vjen në një kohë vetëreflektimi kur Bieber është martuar dhe trajton cështjet e zbuzimit me substancat.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel