Dy prej fermerëve që protestuan të premten në Lushnje, Besnik Qerreti dhe Armelin Meta thonë se nuk do ta ndalin protestën, pasi për ata është luftë peë mbijetesë.

Mungesa e skemave të subvensionimit është arsyeja kryesore sipas tyre që fermerët po falimentojnë. Besniku ka shtatë vite që është kthyer nga emigrimi duke investuar ne serrat e perimeve. Humbja e përvitshme për shkak të shitjes nën kosto ka bër qe ai të rishikojë mundësinë edhe njëherë të emigrimit.

Kultivimin e manaferrës Armelini disa vjet më parë e shihte si rrugë përfitimi, por dhe këtu dështoi, për shkak të shitjes nën kosto dhe problemeve me gjetjen e tregut.

Në Lushnje asnjë fermer apo prodhues i vogël nuk ka përfituar nga skema e subvencioneve në katër vitet e fundit. Skemat e IPARDIT përfitohen nga pikat e grumbullimit , por ndërkohë tokat bujqësore mbillen çdo vit, dhe investimet në miliona lekë shkojnë në kanal.

Top Channel