Rëndohet bilanci i të prekurve nga koronavirusi edhe në Britani, erdhën të infektuar nga anija në Japoni

23/02/2020 18:18

Katër britanikë dhe irlandezë të cilët u evakuuan nga anija e infektuar në Japoni janë konfirmuar me koronavirus.

Tashmë numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës në Britaninë e Madhe ka shkuar në 13.  Të infektuarit po transferohen në një spital në Arrowe Park  që është një qendër e specializuar kundër virusit.

Sipas mediave vendase 4 personat u infektuan teksa ndodheshin në anijen “Diamond Princess” në Japoni.  Ndërkohë të gjithë të evakuuarit janë futur në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Top Channel