OBSH kërkon 675 milionë dollarë ndihmë për të luftuar Covid-19

23/02/2020 02:00

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për 675 milionë dollarë ndihmë për një luftë më efektive kundër epidemisë Covid-19 e cila u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës.

Në një deklaratë nga llogaria e OBSH-së në Twitter, Ghebreyesus rikujtoi se pak kohë më parë kanë postuar “planin strategjik dhe të ndërhyrjes” lidhur me virusin. Ai u bëri thirrje vendeve donatore për 675 milionë dollarë ndihmë për t’u përdorur në vendet ku është përhapur virusi kryesisht në “vendet që kanë sistemin më të dobët shëndetësor”.

“Në Afrikë kemi përcaktuar 13 vende më përparësi, vende këto të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kinën ose që personat që ndodhen në këto vende kanë bërë udhëtime më të shpeshta në Kinë”, tha Ghebreyesus. Pasi ka ndarë informacionin se ndaj 6 vendeve të përcaktura me përparësi në Afrikë kanë dërguar më shumë se 30 mijë njësi mbrojtëse personale, Ghebreyesus tha se javën e ardhshme në kuadër të luftës me virusin do të dërgojnë edhe 60 mijë pajisje shëndetësore për 19 vende të tjera.

“Me Qendrën e Unionit Afrikan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) kemi bërë një përgatitje strikte kundër mundësisë së ardhjes së virusit në vendet e rajonit. Shqetësimi ynë më i madh është se vazhdon potenciali i Covid-19 për t‘u përhapur në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore”, tha Ghebreyesus. Pasi ka përmendur përcaktimin e koronavisurit tek 10 persona në Iran dhe rritjen e numrit të të vdekurve në 5, Ghebreyesus tha se “Jemi të shqetësuar kryesisht për rritjen e rasteve në Republikën Islamike të Iranit”.

Kujtojmë se nga Covid-19 në botë kanë vdekur mbi 2.360 persona ndërsa mbi 77 mijë të tjerë janë infektuar nga virusi./AA

Top Channel