Koronavirusi/ Jordania ndalon hyrjen e shtetasve nga Kina, Koreja e Jugut dhe Irani

23/02/2020 20:35

Jordania vendosi të ndalojë hyrjen e shtetasve të cilët vijnë nga Kina, Koreja e Jugut dhe Irani, si një masë të përkohshme kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi një zyrtar qeveritar.

“Jordanezët që kthehen nga këto tre vende do të vendosen në karantinë për dy javë”, shtoi ministri jordan i Shtetit për Çështjet e Medieve, Amjad Adayleh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Petra.

Top Channel