Haradinaj: Nuk ka garanci që heqja e taksës sjell njohjen e Serbisë

23/02/2020 11:34

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish me kërkesën për të mos hequr taksën kryeministrit aktual Albin Kurti.

Në një shkrim të tijin në Facebook, Haradinaj shkruan se nuk ka asnjë garanci që heqja e taksës do të sjellë njohjen e Serbisë.

Kreu i AAK-së thotë se Rusia vazhdon të armatoset nga Rusia ndërsa Kurti po lejon që Kosova të pushtohet ekonomikisht nga Serbia.

“Kosova nuk ka asnjë garanci se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovran itetit të vendit. Tregu vetëm për njohje!”, shkroi Haradinaj.

Top Channel