Tenton të korruptojë policin në Kosovë me 5 euro, arrestohet shqiptari

22/02/2020 17:08
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, për mitdhënie ndaj policisë.

Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur por thuhet se ai ishte shofer autobusi dhe teksa kalonte pikën kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës nga Shqipëria, në dokumentet e autobusit kishte vendosur pesë euro për ryshfet me qëllim që t’i mundësohet kontrolli më i shpejtë.

Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Top Channel