Qindra protestues kërkojnë lirimin e Julian Assange në mitingun në Londër

22/02/2020 20:21

Disa qindra protestues, duke përfshirë dhe kitaristin legjendar të grupit Pink Floyd, Roger Waters apo stilisten e njohur Vivienne Westwood, protestuan sot në Londër kundër mbajtjes në arrest dhe ekstradimin e mundshëm të Julian Assange.

Kreu i rrjetit Wikileaks po mbahet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh pas arrestimit në ambasadën e Ekuadorit ku kishte kërkuar azil prej vitit 2012, për të evituar ekstradmin në SHBA në lidhje me publikimin e informacioneve konfidenciale në rrjetin e tij.

Babi i tij John Shipton u tha protestuesve: “Shikoj shumë fytyra të njohura këtu mes jush dhe ju falenderoj që mbështesni Julianin. Ju sjell dashamirësinë e tij, dhe forcën që e mban në vete pas këtyre nëntë viteve”.

Folës të tjerë mbrojtën punën e kreut të Wikileaks dhe dënuan kushtet e mbajtes së tij që janë përshkruar nga kritikët si torturë psikologjike.

Top Channel