Përballen çdo ditë me sëmundjen e nipit, gjyshi ka një mesazh për djalin e tij

22/02/2020 21:56

Sakrificat dhe dashuria e një prindi ishin në qëndër të historisë së rradhës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Kjo ishte historia e Eltonit i cili çdo ditë luftonte me sëmundjen e djalit. Në studio kishte ardhur babai i tij, Rizai i cili rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë Eltoni.

Historia e vuajtjeve të Rizait dhe Eltonit kishte nisur në momentin kur kishte ardhur në jetë djali i Eltonit. Pas shumë vizitave mjekësore ai kishte mësuar se fëmija kishte probleme psikomotorre. Të gjendur përballë kësaj situate, Eltoni dhe familja e tij nuk ishin dorëzuar, përkundrazi ata ishin bërë më të fortë dhe ishin përpjekur gjithmonë që djalit të vogël të mos i mungonin trajtimet mjekësore.

Rizai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një mënyrë për t’i dhënë forcë Eltonit që të përballonin situatën. “Dita që ti linde ishte dita me e bukur e jetës sime, por doja që takimi ynë këtu të ishte më ndryshe nga herët e tjera dhe të ishe më i lumtur!” ,-ishte mesazhi i Rizait për Eltonin.

Nga ana tjetër Eltoni u shpreh se ishte hera e parë që babai e tij e gënjente në jetë, por kjo ishte me të vërtetë një surprizë e bukur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel