‘No Time To Die’ e Billie Eilish është bërë e dyta në histori, nga kolonat zanore të James Bondit, që arrin klasifikimet kryesore në renditjet britanike.

Sam Smith, në 2015 mban suksesin tjetër të 007, kur Writing’s On The Wall nga Spectre arriti majat. Eilish, që mbushi 18 vjeç në dhjetor, është ndërkohë artistja më e re që ka regjistruar ndonjëherë një kolonë zanore për serinë e filmave Bond.

Ylli performoi No Time To Die live, për të parën herë këtë javë, në ceremoninë e Brit Awards, në Londër. Ajo po ashtu rrëmbeu në këtë ceremoni edhe çmimin si këngëtarja më e mirë femër e vitit.

Në Time to Die ka momentalisht më shumë se 10.6 milionë shikime dhe është shitur në mbi 90 mijë kopje. Kjo e bën atë këngën më të dëgjuar të vitit dhe po ashtu këngën e serisë bond më të shitur në javën e debutimit.

Episodi final i Daniel Kreig në petkat e agjentit britanik më të famshëm sekret do të dalë në kinema në prill.

Top Channel