“Më paragjykonin duke më thënë se jam katunar!”/ Bes Kallaku rrëfen historinë dhe vështirësitë e jetës së tij

22/02/2020 22:45

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Elisës, vajzës albine që gjatë gjithë jetës ishte paragjykuar dhe bullizuar nga moshatarët e saj.

I ftuar surprizë ishte aktori tepër i njohur, Bes Kallaku i cili ndante pothuajse të njëjtën histori si ajo. Besi në studio rrëfeu se edhe ai kishte qenë pre e paragjykimeve dhe i përbuzjeve nga të tjerët, vetëm sepse vinte nga provinca.

“Kur bënim provat e ‘Portokallisë’ atëherë unë nuk kisha sesi të kthehesha në Bubq, pasi nuk kishte makina dhe detyrohesha të flija në studiot e Top Channel, tek piramida. Jastëku im ishin dosjet me të cilat punonim dhe flija sipër tavolinës së punës, por mërzitesha më shumë sepse isha i vetëm. Meqë vija nga fshati më thonin katunar dhe për këtë gjë ndihesha keq!”, -rrëfeu Besi.

Në situata të tilla është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë bashkë, të shfaqim mbështetjen dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit, një mesazh të cilin Bes Kallaku e transmetoi tek publiku i gjerë nëpërmjet përjetimeve edhe historive të tij personale.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel