Erdogan do të takohet me liderët e Rusisë, Francës e Gjermanisë për situatën në Siri

22/02/2020 21:54

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të takohet muajin tjetër me krerët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar situatën e rëndë në veri-perëndim të Sirisë, ku fushata ushtarake nga forcat qeveritare të mbështetur nga Moska kundër enklavës së fundit të mbajtur nga opozita Idlib, ka zhvendosur gati një milion njerëz.

Komentet e tij të shtunën erdhën ndërsa ministria turke e mbrojtjes tha që një ushtar u vra në Idlib në një sulm me bomba nga forcat qeveritare, duke u bërë vdekja e 16-të ushtarake e Turqisë.

Duke folur para gazetarëve në Izmir, Erdogan nuk specifikoi se ku do të zhvillohej mbledhja e 5 marsit.

“Unë shpreha vendosmërinë tonë qartë”, tha Erdogan, i cili javën e kaluar kërcënoi një operacion “të menjëhershëm” kundër forcave siriane në rajon.

Macron dhe Merkel të Premten shprehën shqetësimin për situatën humanitare në Idlib dhe kërkuan përfundimin e konfliktit, ndërsa Kremlini tha se po diskutonte mundësinë e mbajtjes së një samiti katër-palësh.

Presidenti turk i tha Putinit përmes telefonit të premten se zgjidhja ishte kthimi në marrëveshjen e Soçit që ata nënshkruan në vitin 2018, e cila i lejoi Turqisë të krijonte poste ushtarake në të gjithë Idlibin, të dizajnuara për të parandaluar një sulm të qeverisë siriane.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të premten se një përshkallëzim të situatës se luftimet mund të përfundojnë në një “gjakderdhje” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Top Channel