Del fotoja/ Ja kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës pak para se të pësonte infarkt

22/02/2020 20:10

U nda sot nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Memolla ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkt.

Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj ata janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke u shuar në moshën 52-vjeçare.

Kujtojmë se Memolla u zgjodh kryetar i bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Top Channel