Coronavirusi ka mbërritur edhe në Italio ku rajoni më i prekur është ai i Lombardisë në veri të vendit.

Kjo ka shtyrë autoritetet në këtë rajon që të pezullojnë disa aktivitete sportive. Kështu Liga e Diletantëve të Lombardisë mori vendimin për anulimin e 42 ndeshjeve futbolli të kësaj kategorie në kampionate të ndryshme, nga ato të të rinjve te futbolli i femrave për shkak të gjendjes kritike të shfaqur nga Coronavirusi. Një prej ndeshjeve të anuluara është ajo e Serisë C mes Piacenzas dhe Sambenettese, ashtu sikurse edhe seanca stërvitore e skuadrës së Piacenzës.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera të Serisë C Italiane, Presidenti i Lega Pro, Francesco Ghirelli tha për agjencinë ANSA se situata është në monitorim të vazhdueshëm. Po kështu u vendos që në Codogno ku u shfaq zyrtarisht edhe rasti i parë me coronavirus, të mbyllen të gjitha impiantet sportive

Po kështu janë pezulluar edhe ndeshje të volejbollit dhe Basketbollit. Për më tepër, Federata e Volejbollit kërkoi që një masë e tillë të merret edhe nga Liga e Serie A në kategorinë e femrave dhe të Meshkujve. Në basketboll është anuluar ndeshja e Serisë B mes Bakery Piacenza dhe Jesi.

Top Channel