Barcelona “manita” me Eibar/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, shënon 4 gola

22/02/2020 18:19

Barcelona ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e sotme përball Eibarit, duke fituar me “Manita”.

Ishte pikërisht “jashtëtokësori” i kësaj skuadre, Lionel Messi i cili shënoi 4 gola për skuadrone  tij duke bërë që çdo kundërshtar që pritet të përballet, të ndihet i trembur.

Me këtë “Manita” Barcelona duke se i hodhi pas problemet e kohëve të fundit.

“Pleshti” realizoi tre herë brenda 26 minutave në pjesën e parë 14’, 37’ dhe në minutën e 40’. Ndërkohë  ai arriti të shënonte sërish në minutën e 88’ ndërsa vulosi me golin e pestë Arthur.

Kjo fitore ngjit përkohësisht Barcelonën në krye me dy pikë më shumë se Real Madrid ku këta të fundit përballen në darkë me Levanten.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel