150 stola të dëmtuar në “Air Albania”/ Policia shoqëron dhe procedon penalisht disa tifozë – Video

22/02/2020 10:58

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë. Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët.

Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Në momentin e shënimit të golit të Tiranës loja u ndërpre nga gjyqtari Hamiti për shishet e ujit dhe stolat e stadiumit që fluturuan nga ultrasit bardheblu te lojtarët e Kukësit që festonin golin. E njëjta pamje u përsërit dhe nga ana tjetër e stadiumit kur Tirana shënoi golat e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel