Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme  Prokuroria e Vlorës ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.

Ndërkohë thuhet se në terren po kryhen edhe inspektimet e nevojshme në lidhje me mbetjet e rrezikshme që ishin brenda tragetit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se bllokimi nga prokuroria është vendosur deri në përfundim të hetimeve për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme.

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin që u gjetën mbetjet. Ai theksoj që po pritetet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë rrezikshmërinë e tyre dhe çështja është në duart e prokurorisë.

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

1. Kujtim Novrus Xhafellari, i datelindjes 03.11.1955, banues ne Vlore.(zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

  1. Arber Romeo Cuni, i datelindjes 06.09.1992, banues ne vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)
  2. A . Bi datelindjes 15.06.1972, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries”
  3. Festim Mahmut Tafa, i datelindjes 30.09.1948, banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
  4. Elisabeta Vasil Cuni, e datelindjes 02.02.1965, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.
  5. Zamir Flamur Kornuzi, i datelindjes 21.07.1974, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel