Tiranë/ Përplasi me makinë policin pasi i bëri thirrje të ndalonte, arrestohet 33-vjeçari

21/02/2020 14:28

Tiranë- Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka kundërshtuar me dhunë policinë dhe ka goditur makinën e tyre. I arrestuari është A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është arrestuar nga policët e komisariatiti nr.6. ku  gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë ai do të akuzohet për veprat penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Top Channel