Supermodelja Gigi Hadid dhe ish-këngëtari i grupit One Direction, Zayn Malik kanë elektrizuar së fundmi fansat e tyre teksa janë rikthyer në marrdhënien e tyre romantike, dy vjet pas ndarjes

Modelja 24 vjeçare e Victoria Secrets, ka zbuluar së fundmi se mendon të nisë një famije me 27 vjeçarin dhe është optimiste për një të ardhme larg pasarelave.

Në një intervistë të fundit ajo tha: “Mendoj se teksa bëhemi më të mëdhenj … ndoshta një ditë do të nis një familje pasi nuk e di nëse do të jem gjithmonë modele. Ana krijuese e modës është shumë tërheqëse dhe plotësuese, dhe njerëzit me të cilët punoj më bëjnë të lumtur, por nuk i dihet, ndoshta do të nis të bëhem një amvisë me kohë të plotë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel