Cili do të dilte fitimtar në një luftë në ajër mes gjuajtësve elitarë të Kinës dhe SHBA, J-20 vs F-22

21/02/2020 21:20

Kina dhe SHBA janë të vetmet vende që kanë futur në shërbim avionët e gjeneratës së fundit të prodhuar në vend; e para ka dislokuar Dragoin J-20 që prej vitit 2017, ndërsa SHBA gjuajtësin e rëndë F-22 Raptor disa vite më herët, dhe homologun e tij më të lehtë e më të lirë F-35.

F-35 ka një performancë inferiore dhe kuadër më pak të specializuar pasi është programuar për prodhim masiv, ndërsa gjuajtësit elitarë F-22 e J-20 janë pak e shumë të krahasueshëm si platforma të specializuara ajrore dhe vendet nuk i japin lehtë modelet për shtete të tjera.

Dy avionët janë të frymëzuar respektivisht nga pararendësit e tyre J-11B e F-15C të dizenjuar për luftë në ajër megjithse modifikimet e tyre janë të shumta.

Nëse do të llogaritet zhvillimi i dizajnit të avionëve ekspertët thonë se J-20 me kalimin e kohës do të jetë më i avantazhuar duke pranuar integrimin e teknologjive që programi i F-22 Raptor nuk do t ëmund të përballojë. Një nga shembujt është arkitektura kompjuterik e Raptor që nuk ka lidhjet moderne të zotëruara nga J-20, siç është sistemi i “ndërgjegjësimit situacional”, i cili tani ka nisur të instalohet në avionët ameriaknë F-35.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel