Pirateria e programeve televizive nuk realizohet vetëm nga televizionet kabllore por edhe nëpërmjet transmetimeve në internet, me aplikacione apo IPTV.

Digitalb pas një punë investiguese shumë të gjatë e të detajuar zbuloi 89 aplikacione, IPTV, dyqane on line dhe servera që vjedhin programet ekskluzive të tij.

Digitalb ja paraqiti listën AMA e cila pas një muaji në mënyrë të pashpjegueshme heq nga lista plot 72 piratë dhe i dërgon AKEP vetëm 17. Arsyeja e këtij veprimi është e pajustifikueshme ligjërisht ndërsa Digitalb i kërkon sërish AMA që të marrë masa për të gjithë piratët

Kompania Digitalb pas një punë të gjatë kërkimore dhe investiguese zbuloi plot 89 piratues të programeve të saj në Internet. Ajo janë IPTV, dyqane on line, apo server që marrin dhe rishpërndajnë programet ekskluzive të Digitalb duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik.

Ligjërisht kjo është një vjedhje ashtu siç ndodh edhe me televizionet kabllore. Kjo është lista e pirateve që ka zbuluar Digitalb. Ata vjedhin programet dhe këtë e bëjnë në shkelje të çdo ligji, si atij shqiptar por edhe ligjeve ndërkombëtare dhe Digitalb është duke i gjurmuar dhe mbyllur e paditur një për një. Këtë listë Digitalb më datën 14 janar ja ka dorëzuar AMA-s me kërkesën për të marrë masa për mbylljen e tyre sipas ligjit.

Por më shumë se një muaj më pas AMA i dërgon këtë shkresë autoritetit të komunikimeve elektronike dhe postare AKEP sqaron se ka bërë verifikimin e tyre dhe i kërkon këtij institucioni që të bëjë mbylljen e menjëhershme të portaleve dhe faqeve në internet ku përveç mbylljes së domeinit duhet të bëhet edhe mbyllja e IP-së.

Por ama ka bërë një shkurtim drastik të listës nga 89 në 17, pra vetëm 15 përqind të piratëve, 85 përqind janë lënë jashtë. Pas këtij veprimi, Digitalb i ridërgon AMA-s listën e plotë me të gjitha IPTV që piratojnë dhe i kërkon marrjen e masave.

Antipirateria ka qenë sektori që nuk ka funksionuar pranë AMA-s. Prej vitesh një televizion kabllor në Korçë piratonte por duhet investigimi i Digitalb dhe bërja publike e fakteve që ama të vepronte për ta mbyllur.

Top Channel