Sulm me thikë në xhaminë qendrore të Londrës, një i arrestuar

20/02/2020 17:21

Një njeri është arrestuar sot si i dyshuar për tentativë vrasjeje pas goditjes me thikë brenda një xhamie në Londër.

Viktima u gjet me plagë të shumta nga shërbimet e emergjencës në xhaminë e zonës qendrore Regent’s Park.

Zhvillimi ka shkaktuar panik në kryeqytet, një ditë pas sulmit me motive raciste ekstremsite në Gjermani ku një sulmues neo-nazist vrau nëntë njerëz e palgosi dhjetra të tjerë.

Top Channel