Shkencëtarët fikin dhe ndezin ndërgjegjen te majmunët me anë të rrymës në tru

20/02/2020 21:41

Shkencëtarët kanë treguar së fundmi se është e mundur të zgjosh një majmun nga anestezia e thellë me një dërgesë të vogël elektriciteti në një dhomë të vogël në trurin e tij.

Megjithse mund të tingëllojë si një metodë mizore torture, zbulimi ka dhënë disa nga idetë më të vlefshme për ndërgjegjien e qenieve të gjalla dhe rrjedhimisht për trajtimin e çrregullimeve të trurit.

Struktura e trurit për të cilën bëhet fjalë njihet si talamusi qendror lateral, që është një top i lëndës gri mbi qendrën e trurit, i cili kur stimulohet me një frekuencë specifike, sipas shkencëtarëve të Universitetit Wisconsin–Madison mund të zgjojë një majmun macaque edhe nën efektin e drogave të forta anestetike. Brenda disa sekondash majmuni macaque u rikthye i ndërgjegjshëm me një funksionim totalisht normal të trurit.

Ndërsa kur stimulimi elektrik ndalon majmuni humbiste përsëri ndjenjat.

“Për sa kohë që stimulojmë trurin e tyre, ata janë në një gjendje të zgjuar duke hapur sytë, duke u zgjatur për të kapur gjëra që kanë afër, pra tregojnë shenja jete”, tha Yuri Saalmann, i universitetit Madison. “Më pas disa sekonda pasi stimulimi ndalon, sutë e tyre mbyllen përsëri dhe kafshe bie shpejt në gjendje të pandërgjegjshme”, shton ai.

Top Channel