Rusia teston raketën hipersonike Kinzhal në manovrat e Detit të Zi (VIDEO)

20/02/2020 17:13

Një version i raketës së fundit hipersonike ruse Kinzhal, me lëshim nga ajri është testuar së fundmi në manovrat e Detit të Zi.

Pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes tregojnë avionët e rëndë MiG-31K që mban Kinzhal në bark, e lëshuar më pas në rënie të lirë, deri në ndezjen e motorëve të saj dhe nisjen e fluturimit hipersonik.

Kinzhal raportohet se fluturon me rreth 10 herë shpejtësinë e zërit, çka e bën shumë të vështirë të interceptohet. Rangu i largësisë së saj është rreth 1,000 km por mundësia e lëshimit nga ajri shton kapacitetin për t’iu afruar objektivit.

Top Channel