Një ish-ushtarake britanike ka rrëfyer gjithçka mbi një ndryshim drastik karriere teksa la ushtrinë për t’u bërë modele erotike

27 vjeçarja Joanna Kitson, braktisi karrierën e saj 10-vjeçare në ushtri duke këmbyer uniformën me diçka më interesante, teksa tashmë mban me muhabet djem në epsh në rrjetet erotike.

Ajo ka kryer tashmë një operacion plastik për ngritjen e gjoksit prej £4,300 si dhe një tjetër në të pasme prej £3,100 për karrierën e re jashtë forcave të armatosura.

Bukuroshja ka shërbyer në regjimentin e sulmit dhe ka kryer disa misione në Gjermani.

Por një ditë teksa ishte me leje Joanna u pikas nga një agjenci modelesh e cila do të ndryshonte jetën e saj.

Joanna punon tashmë 15 orë në javë në rrjetin Babestation ku ajo duhet të flasë me burra për gjëra nga punët e shtëpisë deri te epshe nga më të çuditshmet.

“Kam marrë absolutisht vendimin e duhur. Është shumë e rëndësishme që të mund të lyej thonjtë, të vë qerpikët e të vesh të brendshme të bukura. E urreja uniformën në ushtri. Tani mund të ndjehem seksi dhe të ndjehem si grua”.

“Disa djem këtu duan të flasin vetëm për problemet me gratë dhe duan të relaksohen. Natën janë disa kamera perversësh, por nuk ka seks, vetëm lojra provokuese”, thotë ajo.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel