PSG nuk gjen paqe! Presidenti akuzohet për korrupsion

20/02/2020 17:21

Nuk ka paqe për Paris Saint Germainin. Problemeve që klubi ka me rregullin e Fair Play Financiar të UEFA, iu shtohet ai i presidentit të klubit dhe rrjetit televiziv BeiN Sports, Nasser Al Khelaifi i cili do të duhet të mbrohet nga akuzat për korrupsion nga autoritetet zvicerane në lidhje me të drejtat televizive të Botërorit të viteve 2026 dhe 2030.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i fitoi të drejtat e transmetimit të këtyre edicioneve të Kupës së Botës për BeIN Sports nëpërmjet dhënies së disa përfitimeve duke përfshirë këtu edhe përdorimin e një prej vilave të tij në Sardegna nga ana e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA, Jerome Valcke. Sipas autoriteteve zvicerane, Al Khelaifi i dha disa avantazhe të padrejta Valckes që nga ana e tij është nën akuzë për korrupsion, administrim të parregullt dhe falsifikim dokumentash në favor të një personi të tretë, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Hetimet në lidhje me këtë çështje nisën në vitin 2017 me studimin e bilanceve të rrjetit BeIn Sporta në Francë, Itali dhe Spanjë. presidenti i PSG dhe këtij rrjeti televiziv e bëri deklaratën e tij kur iu kërkua teksa mohoi çdo tentativë për të korruptuar Jerome Valcke.

“Erdha në Zvicër për të dhënë shpjegimet e mia-tha Al Khelaifi në atë kohë pas marrjes në pyetje-iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nuk kam asgjë për të fshehur. jam në dispozicion të prokurorisë zvicerane nëse do të më kërkojë përsëri’.

Top Channel