Pamjet e mahnitshme tregojnë gepardin duke kalëruar antilopën para se të rrëzojë e ta vrasë në rezervatin kenian

20/02/2020 15:52

Një sekuencë e rrallë fotografish nga savana e Kenias tregon gepardin vendas që tenton të vrasë gjahun e tij të madh duke i kalëruar fillimisht në kurriz përpara se ta rrëzojë me rrokullisje përtokë.

Maçoku i egër ngul kthetrat e tij në vithet e antilopës vendase të njohur si “topi” përpara se vëllezërit e tij të bashkohen për të vrarë gjahun.
Pamjet u kapën nga fotografi holandez Dick van Duijn në rezervatin kenian Maasai Mara.

“Ne i pamë çitat në barin e lartë dhe më pas pamë topin, por antilopa nuk i shihte dot gepardët prej barit të lartë. Kur ato nisën gjuetinë ishte një moment i ngjeshur. Gepardët njihen për shpejtësinë e tyre dhe shikimin e mprehtë. Antilopa nuk mund të arrijë shpejtësinë e tyre,” tha 34-vjeçari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel