Larry Tesler, një ikonë e teknologjisë ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Falë ideve të tij revolucionare, i ndjeri Tesler mundi të sillte një lehtësim të madh për mbarë njerëzimin falë shpikjes së tij vizionare në fushën kompjuterike “cut, copy and paste”.

Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterët ishin të paarritshëm për shumicën dërrmuese të njerëzve.

Përmes komandave të tij, “prerje”, “kopjim” dhe “ngjitje” kompjuteri personal u bë i thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.

Tesler lindi në Bronx, Nju Jork, në 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Top Channel