Ministria e Brendshme merr në dorë IKMT-në, Sandër Lleshaj: Synojmë të rrisim fuqinë parandaluese

20/02/2020 13:47

Ministri Sandër Lleshaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit si dhe me strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re.

Tashmë IKMT do të drejtohet nga policia ndërsa do të ndryshojë edhe emrin ku do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit që kalon nga varësia e Ministrisë së Mjedisit tek e Brendshmja.

“IKMT-ja tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë, do të mbrojë jo vetëm territorin, por edhe mjedisin, me theks te pyjet. Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese në mbrojtje të mjedisit, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi zhvillohet në kushte normale. Ajo që do të ndodhë është një fuzion i funksioneve të deritanishme të IKMT-së. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese, të përmirësohet kontrolli i territorit, të evitohen shpenzimet e panevojshme. Së pari duke qenë se IKMT ka kryer një funksion të rëndësishëm në mbrojtje të territorit, ne do të arrijmë ujin, territorin dhe pyjet. Ne do të arrijmë që funksionet të kryhen në kuadër të një veprimi të përbashkët, që tani do të jetë Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit. Strukturat e reja të IKMT-së të inspektimit të mjedisit të pyjeve dhe ujërave do të kryhen në bashkëveprim me policinë.” ka deklarua ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Top Channel