Ish-deputeti i PD-së: Presidenti është vonuar në shpërndarjen e Parlamentit

20/02/2020 22:41

Në Open në Top Channel ka debate të forta mes penalistëve teksa po flitet për përplasjen mes Ramës dhe Metës.

Ish deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli tha se nuk duhet të merremi me retorikën e presidentit dhe se presidenti Meta ka vonuar në shpërndarjen e Parlamentit.

Unë nuk do të merrem me analizën retorike të presidentit. Presidenti flet me dekrete. Për mua presidenti është vonuar në shpërndarjen e parlamentit që kur parlamenti ka mbetur me 121 deputetë. Presidenti mund të flasë edhe me referendum- tha Kadilli.

Top Channel