I dërguari për bisedimet Kosovë-Serbi emërohet drejtor i Inteligjencës Amerikane

20/02/2020 09:18

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani është emëruar nga presidenti Donald Trump, drejtor i Inteligjencës Kombëtare (Amerikane).

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Grenell është i besuari i Trump-it, i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare, të para me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ai do të pasojë  kështu Joseph Maguiren-in, që ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane, fill pasi Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e shkuar.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

 

 

Top Channel