Gruaja e liderit serb të vrarë Oliver Ivanoviçit, anëtarësohet në partinë e Vuçiç që e konsideronte kundërshtar

20/02/2020 14:50

Milena Ivanoviç, bashkëshortja e liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviçit, sot është anëtarësuar në Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, raportojnë mediat serbe.

Megjithëse SNS e ka konsideruar Ivanoviç si një kundërshtar të saj kjo nuk e ka penguar Milenan që të anëtarësohet në këtë parti. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili shihet përkrahë me Milena Ivanoviç.

Oliver Ivanoviqi është vrarë më 16 janar të vitit 2018 para zyrave të partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.  Ndërkohë në Prishtinë vijon edhe një proces gjyqësor në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç të cilin Beogradi e quan politik, ndërsa në Serbi vazhdojnë të strehohen të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje.

Top Channel