Futbollisti portugez sfidon Coronavirusin, shkon të luajë në Wuhan

20/02/2020 16:47

Ndërkohë që shumica e futbollistëve po kërkojnë të largohen nga Azia për shkak të frikës nga përhapja me shpejtësi e Coronavirusit, tërësisht e kundërta ka ndodhur me mbrojtësin portugez Daniel Carrico.

Ky i fundit, pas 6 sezonesh e gjysmë me fanellën e Sevillas, ku arriti të fitojë edhe tre herë Europa Leaguen, vendosi të bëjë të kundërtën e kolegëve të tij, pasi firmosi me skuadrën e Wuhan Zall, ku do të luajë në sezonin që pritet të nisë së shpejti në Kinë.

Mbrojtësi 31-vjeçar sfidon kështu Coronavirusin, duke shkuar të luajë pikërisht në qytetin ku edhe është origjina e virusit vdekjeprurës, që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe në shtete të tjera të botës.

Top Channel