Kanibalë? E vërteta e fisit Huaorani, që masakroi 5 amerikanë dhe refuzoi krishtërimin

20/02/2020 11:34

Këto foto të pabesueshme tregojnë jetën e një fisi në Amazonë që njihen në histori, si fisi që masakroi pesë misionarë amerikanë 64 vite më parë.

Fotografi i guximshëm Václav Šilha, 56 vjeç, “fiksoi” momente mbresëlënëse të fisit “Huaorani”, kur ai i vizitoi ata në pyjet e shiut në Amazonë. Një nga fotot tregon një burrë që mban në duar një shtizë të madhe, ndërsa një tjetër tregon një “kuzhinier” që përgatit ushqimin e pjekur me anë të një tigani.

Burrat e Fisit “nudo” shihen teksa buzëqeshin në momentin që kanë kapur gjah një derr të egër. Fisi është i njohur për vrasjen e pesë amerikanëve, të cilët u përpoqën që t’i konvertonin ata në të krishterë, ngjarje që ka ndodhur në vitin 1956. Fillimisht u mendua se fisi ishte një fis kanibalësh, dhe misionarët i vranë për t’u ushqyer, ndërsa më vonë u vërtetua që kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë. Fotografi Václav, me origjinë çeke u shpreh:

“E kam gjetur fisin me anë të një udhëzuesi lokal, fisi ishte në dijeni të vizitës sime dhe për fat të mirë u mirëprita. Megjithatë u përpoqa që të isha sa më pak shqetësues, për t’i lënë në këtë mënyrë të silleshin sa më natyrshëm. Jam i habitur shumë nga traditat e tyre, njohja që kanë për natyrën dhe ndjenja e tyre për të qenë së bashku”, u shpreh fotografi.

Më tej ai shtoi:

“Fjala Huaorani nëse përkthehet do të thotë qenie njerëzore dhe duhet ta theksoj se ata ishin njerëzit më të dashur që kam takuar ndonjëherë. Që nga viti 1956 ka kaluar shumë kohë dhe sot ata kanë vendosur në përdorim dhe teknologjinë moderne, si varka me motor, sharrë elektrike, telefon satelitor. Ata bëjnë një jetë të thjeshtë dhe kryesisht merren me blegtori dhe bujqësi. Megjithatë disa burra mbeten luftëtarë shumë të ashpër”.

Kohët e fundit, të ndikuar nga fushatat e shpyllëzimit na organet shtetërore fisi “Huaoranis” është detyruar të zhvendoset thellë në pyje. Gjithashtu ata po vuajnë dhe nga uji i pijshëm, pasi kërkimet për puse nafte e kanë ndotur shumë atë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel