Leipzig fut në telashe Tottenhamin në Ligën e Kampioneve. Skuadra gjermane arriti të fitojë ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të kompeticionit në Londër me rezultatin 1-0 duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, por Leipzig krijoi shumë raste për të shënuar. në fillimin e pjesës së dytë, skuadra gjermane arriti të ndëshkojë Tottenhamin e Jose Mourinhos falë një 11 metërshi të fituar nga Laimer dhe të transformuar në gol nga Timo Werner. Tottenhami u bë e rrezikshme vetëm në fundin e ndeshjes dhe arriti të godasë shtyllën me Lo Celson me goditje dënimi, por nuk mundi të evitojë këtë disfatë.

Atalanta e shfrytëzoi mjaft mirë faktin që Valencia kishte mungesa për shkak dëmtimesh sidomos në mbrojtje dhe arriti ta mposhtë atë me rezultatin 4-1 duke iu afruar shumë çerekfinaleve të Ligës së Kampionebe.

Protagonisti i mbrëmjes për skuadrën e Gasperinit u bë Hans hateboer autor i 2 golave në minutat 16 dhe 62, ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Ilicic dhe Freuler. Cheryshev shënoi golin për Valencian së cilës në Mestalla do t’i duhet të fitojë të paktën 3-0 për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve

Top Channel