Çdo ditë audicione fillestare për “Take Me Out Albania”, ju presim në piramidë!

20/02/2020 14:36

Edhe nëse nuk keni aplikuar më parë online, apo nuk keni ardhur në audicionet e zhvilluara më 15-16 Shkurt në Tiranë, jeni ende në kohë.

Dyert në ambientet e Top Channel në piramidë do të jenë çdo ditë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e “Take Me Out Albania”!

Produksioni i emisionit do t’ju presë për audicionet fillestare në orën 17:00, çdo ditë të javës.

Ndërkohë ju kujtojmë se të dielën më 23 Shkurt do të zhvillohen audicionet në Prishtinë, në orën 11:00 pranë zyrave të Digitalb në Pallatin e Rinisë.

Top Channel