Banorët e adhurojnë si një Zot, burri e quan “mallkim” tumorin masiv në fytyrë

20/02/2020 10:36

Një prift indian i lindur me një tumor masiv në fytyrë, adhurohet nga fshatarët vendas si një Zot, shkruan Daily Mail.

Dabul Mishra, 32 vjeç, nga provinca Shahjehanpur i rajonit Uttar Pradesh të Indisë, ka lindur me një tumor masiv, ku si rezultat pjesa më e madhe e fytyrës dhe buza i janë rritur në përmasa të mëdha. Ai pothuajse i ka shpenzuar të gjitha kursimet e tij të jetës, në përpjekje për të hequr tumorin, ndërsa aktualisht është duke punuar në një tempull për të siguruar të ardhura për familjen e tij, pasi nuk pranon që të lypë në rrugë.

Megjithatë, banorët vendas e shohin deformimin e  Dabul-it si një bekim, duke e krahasuar atë me perëndinë indiane “Lord Jambavantha”, i cili përfytyrohet me një fytyrë ariu. Dabul aktualisht jeton në kushte shumë të vështira ekonomike së bashku me gruan e verbër dhe fëmijët, por shprehet se ende nuk e ka humbur shpresën.

“Unë kam lindur me këtë gjendje, por kurrë nuk dola për të lypur për të respektuar veten. Megjithëse e konsideroj këtë tumor si një mallkim, njerëzit tani më adhurojnë si një Zot. Jam përpjekur të vizitoj shumë spitale, por askush nukarrin të më gjeje një kurë të duhur; tentova deri në atë pikë sa pothuajse i shpenzova të gjitha kursimet”, u shpreh prifti.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel