29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Ta bëjnë Shqipërinë si Europa…

20/02/2020 10:08

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme me anë të një statusi të bërë në Facebook ka thënë se sot me 20 shkurt është dita për të kujtuar studentët dhe qytetarët që shembën simbolin e Enver Hoxhës duke rrëzuar bustin e tij.

Basha ndër të tjera shkruan se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, pasi sipas tij çdo shqiptar 29 vjet më parë edhe sot ka ende një qëllim për të bërë Shqipërinë si Europa.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. 20shkurt DiteMeTeMira” shkruan Basha.

Top Channel